Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë një apel tek të gjitha komisionet parlamentare që të kryejnë punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohen buxheti.
Kadaj-Bujupi ka kërkuar që ky ekzekutim i mbetur nga Pakoja Emergjente të bëhet para festës së Bajramit.
Postimi i plotë i saj në Facebook:
Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit.
Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin qe i’u takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje!
Discussion about this post