• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 5 Dhjetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

“Dorëzohet” ministrja e Financave: S’kemi pare

by Kosova24
8 Korrik, 2020
in Ekonomi, Lajme
0
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, jep një lajm të mirë për qytetarët
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Fatmir Gashi, pronar i një biznesi në fushën e gastronomisë në Prishtinë, nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti për të sanuar humbjet si pasojë e masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Të punësuar në këtë lokal ishin 6 persona, por tani të gjithë punëtorët janë pezulluar nga puna dhe i gjithë shërbimi po bëhet vetëm nga pronari i lokalit, pasi që, siç thotë Gashi, nuk po arrin të mbulojë shpenzimet.“Punëtorët shteti i ka subvencionuar me 170 euro për një muaj, por jo për muajin e dytë, ndërsa për qira nuk kemi marrë asgjë”, thotë ai.

“Më e lehtë ka qenë kur kemi qenë tërësisht të mbyllur sesa tani me këto masa. Kanë filluar të grumbullohen gjërat dhe secilën herët po bëhet problem. Vetëm nëse shteti na ndihmon ne mund t’ja dalim disi përndryshe duhet ta mbyllim lokalin”, shtoi Gashi.Masat e reja të Qeverisë së Kosovë të cilat kanë hyrë në fuqi më 6 korrik kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve si dhe kanë mbyllur lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 5:00.Këto masa, thotë Gashi, bën që të punojnë me humbje dhe jo me fitim.

Pa rishikim të buxhetit nuk ka mjetePakoja emergjente për nevoja emergjente të qytetarëve dhe bizneseve në vlerë prej rreth 180 milionë euro ishte miratuar në muajin mars nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.Nga kjo shumë, 61 milionë euro janë ndarë për pagat e punëtorëve, 10 milionë euro për kompani eksportuese, 15 milionë euro garanci kreditore, deri në 10 mijë euro për mikro-ndërmarrjet dhe të vetëpunësuarit dhe disa masa tjera lehtësuese si pagesa për qira dhe lirimi nga obligimet tatimore.Por, që këto masa të kësaj Pakoje fiskale emergjente nuk u zbatuan në tërësi.Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar, pa rishikim të buxhetit i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës.Edhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se për t’i dalë në ndihmë ekonomisë dhe për të sanuar dëmet që ka shkaktuar pandemia, projektligji për rishikim të buxhetit duhet të miratohet sa më shpejtë.“Rishikimi i buxhetit nuk është kërkesë e asnjë politike, nuk ëshët kërkesë e qeverisë për të realizuar ndonjë projekt, por është kërkesë imediate e qytetarëve, e ekonomisë”, thotë Krasniqi.Projektligji për rishikim të buxhetit në duart e deputetëve

Projektligji për rishikim të buxhetit më 17 qershor kur është miratuar në qeveri është proceduar edhe në Kuvendin e Kosovës, por që nuk ka shkuar për miratim.Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë tha se projektligji për rishikim të buxhetit i është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 22 qershor si dhe është ngarkuar komisioni funksional për shqyrtimin e të njëjtit.Sipas tij, projektligji për rishikim të buxhetit mund të radhitet për shqyrtim të parë në seancë plenare që nga data 5 korrik nëse paraprakisht Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës paraqet raportin për këtë projektligj.Radio Evropa e Lirë për disa ditë rresht ka kontaktuar kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për të marr një përgjigje lidhur me këtë çështje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.Ndërkaq, Mimoza Kusari-Lila, anëtare e këtij Komisioni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të mërkurën më 8 korrik Komisioni për Buxhet dhe Transfere do të ketë në diskutim projektligjin për rishikim të buxhetit.Përfaqësues të bizneseve u bëjnë thirrje deputetëve që ky projektligj të kalojë sa më shpejtë në të kundërtën bizneset po rrezikohen të mbyllen.Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset nuk kanë marrë ndihmën e premtuar nga Pakoja emergjente fiskale dhe se kjo duhet t’ju mundësohet sa më shpejtë.“Sektori privat po ballafaqohet më vështirësi në likuditet. Bizneset kanë nisur më vështirësi periudhën pas heqjes së masave kufizuese, qasja në financa mbetet e vështirësuar Dhe ata ballafaqohen me rënie të të hyrave si pasojë e reduktimit të konsumit dhe ndërprerjes së aktiviteteve. Ndërhyrja e shtetit, miratimi i projektligjit për rishikim të buxhetit të miratohet. Deputet duhet të lënë anash mospajtimet e tyre poltike”, thotë Zeka.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euroProjektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia e virusit COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.Përveç Pakos emergjente fiskale, Qeveria e Kosovës në projektligjin për rishikim të buxhetit ka krijuar edhe një fond i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.Me rishikimin e bërë të buxhetit janë moblizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë euro si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh.Ky fond, pati thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të kompensojë plotësisht rënien ekonomike që ka pasur gjatë kësaj kohe për shkak të pandemisë.Ekonomia e Kosovës, sipas parashikimeve të mekanizmave ndërkombëtarë mund të shënojë rënie ekonomike mbi 5 për qind

Previous Post

Ministri Zemaj thotë se 80 % e të infektuarve me koronavirus janë pa simptoma

Next Post

Gjermania nuk i njeh testet e koronavirusit që bëhen në Kosovë!

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.