Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, i është vënë përpara një letër me 16 pika, ku e 10-ta prej tyre kërkon njohjen reciproke mes Kosvoës dhe Serbisë.
Ai në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë tha se kjo gjë i ka befasuar, pasi që nuk kanë pritur të trajtohen edhe çështjet politike.
“Kemi pranuar një letër, që është më e vështira qëkur kemi nisur bisedimet pe Prishtinën. Ishin 16 pika në letër, e në 10 prej tyre nënkuptohet se duhet të ketë njohje reciproke. Nga 20 njerëzit në bisedime, jo vetëm shqiptarët, në çdo fjalë tonë ka reagime agresive”, ka thënë Mali.
Discussion about this post