Vjosa Osmani, ka ftuar Inspektoratin që të shkojë në sallën e Kuvendit të Kosovës e të shqiptoj gjoba për deputetët të cilët janë duke pirë duhan brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.
Po vërehet tymi nga salla prapa. Jeni duke e shkelur ligjin për duhanin. E ftoj Inspektoratin që të vije këtu dhe të jap dënime për këdo që e shkel ligjin
E Kuvendi i Kosovës ka nisur sot seancën plenare nga ora 10:00.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,
Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.
Discussion about this post