Një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit pasi dyshohet se kanë rënë në në puset në Milloshevë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeçar i nxjerr nga pusi, ndërsa janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë.
“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një femijë rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/
Discussion about this post