Dy të rinj kanë sulmuar fizikisht një taksist për t’ia grabitur telefonin dhe 60 euro para të gatshme.
Siç njofton policia përmes raportit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke transportuar taxi dy të rinjë, të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin grabitur telefonin dhe rreth 60 euro para të gatshme. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
Discussion about this post