Rasti i vdekjes së një qytetari në Spitalin e Gjakovës, është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, bashkëshortja e të ndjerit i cili ka vdekur më 23 korrik, ka shprehur dyshime se mjekët kanë neglizhuar rastin e pacientit.
“Më 24.07.2020 ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka vdekur më 23.07.2020, dhe shprehë dyshimin se viktimës për shkak të neglizhencës dhe mosmarrëveshjes së stafit mjekësor, nuk i ishte ofruar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post