Nënë e bijë nga Komuna e Gjakovës të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci janë varrosur pak më parë.
45 vjeçarja, Valentina Binakaj dhe vajza e saj 18 vjeçare, Erlinda Binakaj nuk arritën t’i mbijetojnë fatkeqësisë që ndodhi të dielën në mëngjes ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Mes dhimbjes dhe lotëve familjarë e miq të shumtë iu dhanë edhe lamtumirën e fundit dy qytetarëve nga Gjakova, por që jetonin jashtë vendit./Lajmi.net/
Discussion about this post