Dje pas mesnatës në Qendren Klinike dhe Universitare ka ndërruar jetë një fëmijë 6-vjeçar nga fshati Lubizhdë e Malishevës.
I ndjeri më datë 10 korrik ishte aksidentuar me makinën e babait të tij.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
” Aksidenti ka ndodhur me datë 10 korrik. Fëmija kishte hyrë në veturën e babait të tij dhe papritmas e kishte vënë në lëvizje. Ai nga frika ka tentuar të kërcejë nga makina me ç’rast ka marrë lëndime. Ai është dërguar për trajtim në QKUK, ku mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë”.
Graishta shtoi se rasti po hetohet edhe është iniciuar si “Vdekje aksidentale”.
Discussion about this post