Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar për vdekjen edhe të një personi tjetër, i prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Blic.Në një postim në Facebook, Haziri ka bërë të ditur se nesër (e diel) do të jetë ditë zie në Gjilan.
Kryetari Haziri ka shtuar se Gjilani nuk do të jetë i njejti pa ta.
Shkrimi i plotë:Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!
Discussion about this post