Ish-deputeti, Milaim Zeka duke e komentuar akuzën e Prokurorisë Speciale, ai tha se “në listën e Gjykatës Speciale është edhe Rexhep Selimi”.
Zeka e ka dhënë lajmin në KlanKosova, ku po fliste për akuzat ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veselit, dhe mes tjerash ai tha që “në listën që pritet të akuzohet nga Prokuroria Speciale është edhe emri i Rexhep Selimit”.
Gjithashtu, Zeka në emision thotë se “skena politike në Kosovë do të përjetojë troenditje, nga thirrjet që do të bëhen nga Prokuroria Speciale në të ardhmen”.
Discussion about this post