• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Ekskluzive: Qytetari rrëfen si u trajtua keq nga ministri Mehaj kur ky ishte përkthyes i KFOR-it

by Kosova24
25 Mars, 2021
in Lajme
0
Ekskluzive: Qytetari rrëfen si u trajtua keq nga ministri Mehaj kur ky ishte përkthyes i KFOR-it
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Izet Grejçevci, qytetar nga komuna e Obiliqit në një rrëfim ekskluziv për Periskopin – i cili transmetohet i plotë më vonë – ka treguar një përjetim personal jo të mirë që e kishte pasur në vitin 2004 me KFOR-in norvegjez, ku mes tyre thotë se kishte qenë edhe ministri aktual i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Grejçevci pretendon se Mehaj në cilësinë e përkthyesit atëherë e kishte maltretuar gjatë një ndalese që ia kishin bërë dhe që raste të tilla u kishin ndodhur edhe shumë bashkëvendasëve të tjerë aty.

Sipas tij, për gati 4 orë, KFOR-i norvegjez me Mehajn e kishin mbajtur peng dhe e kishin detyruar që nga furgoni i tij të zbarkojë dy herë ‘buret’ [stand. Fuçi] me pije, me dyshime se mbante karburant për djegie të shtëpive serbe.

‘’Kanë qenë shumë ushtarë por mes tyre një përkthyes në uniformë. Nëse unë nuk gaboj ka qenë vetëm mbiemri, ka qenë i shkruar këtu Mehaj në anën e djathtë të jaknes  edhe ju kam thënë pse po më thuani me i zbrit kur kanë qenë vetëm katër copa edhe kanë qenë shumë të rënda, vet s’mundem me i qit. Ka thënë jo është urdhër, duhet me i qit poshtë. I kam qit qysh kam mujt poshtë dmth. E ka thënë a e din kush është duke i djegur shtëpitë e këto kishat, më saktësisht. Kam thënë nuk e di, edhe janë organet që mundeni me i pyet. Ka thënë jo ti përgjigjesh çka të foli unë dmth. Tani ka thënë prit qaty, unë kam prit edhe nuk më ka lënë  me hi në kombi, ku jam ulë në ato buret që i kam qit në tokë.  Edhe ia kam bo një pyetje, a muj me ecë, ka thënë jo derisa të vjen një gjeneral që i kemi dhënë të dhënat tuaja me i qu në bazë atje. I kam thënë a vonohet, ka thënë mos vet më se po pyetshe  shumë edhe më se kam pyet kurrëgjë’’, ka thënë Grejçevci.

Duke qenë se në atë kohë ishin trazirat e marsit, ky banor i Obiliqit thotë se në fillim ishte gëzuar kur e kishte kuptuar se përkthyesi ishte kosovar, me shpresën se do e kalonte lehtë atë ndalesë.

‘’Kur ka fillu me folë shqip, jam gëzu se thash një pyetje a diç edhe më lëshojnë, se ka qenë kohë e rëndë, a di.”

Ai tregon se cilat kishin qenë sjelljet e Mehajt ndaj tij në veçanti.

‘’Ka kalu një kohë e gjatë, deri 3 orë, 3 e gjysmë qashtu po. Sjellje jo të të mira, s’po di tash qysh me u shpreh, si me dhunë diqysh. Pse po ndodhin këto sene, qysh e… edhe tani ku më ka thënë që duhet me prit, ka thënë se a di ti personi që i ka fillu këto në Obiliq, se këtu ka pasë edhe shtëpi serbe, i kam thënë jo’’, thotë ai.

E Grejçevcin nga ky maltretim e kishte shpëtuar Policia e Kosovës.

‘’I kam qit apet në tokë, e tani pas një kohe më ka ra ndërmend dhe e kam thirr një shok që ka punu në polici (kusheri) edhe pas një gjysmë ore kanë ardhë policia jonë edhe ju kanë thënë, kanë bisedu me të (Mehajn) edhe m’i kanë lypë letërnjoftimin e krejt të dhënat edhe i kam thënë unë se s’kam lidhje me këtë rast edhe ju kanë thënë policia jonë se ky nuk është as nën hetime e as kurrgjë që ka ndodh ky rast edhe kanë thënë se duhet me lëshu njeriun. E tani tek pas gjysmë ore ai oficeri ka thënë merri mjetet edhe nisu.’’

Grajqevci po ashtu thotë se KFOR-i norvegjez i ka kërkuar falje më pas për sjelljet që i janë bërë, dhe ka thënë se përkthyesi [Mehaj] kishte përkthyer keq ato që ishin thënë prej tij.

Periskopi do të publikojë videon e rrëfimit të qytetarit në ora 18:00. /PERISKOPI/

Previous Post

Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Next Post

Albulena Haxhiu merr vendimin e parë: Ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.