• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Fahri Musliu demanton Haradinajn, rrëfen të vërteten e Kurtit në burgjet serbe

by Kosova24
29 Maj, 2020
in Lajme
0
Fahri Musliu demanton Haradinajn, rrëfen të vërteten e Kurtit në burgjet serbe
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Publicisti dhe veterani i gazetarisë kosovare, Fahri Musliu ka reaguar ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë dha një deklaratë befasuese për qëndrimin e Albin Kurtit në burgjet e Serbisë.

Sipas tij, Kurti ishte në Pozharevc, Qupri, Nish, ku ka vuajtur burgun si njëri nga të burgosurit më të njohur politik në Evropë dhe është torturuar në mënyrë më barbare, se çdo i burgosur tjetër shqiptarë, transmeton Indeksonline

“Zoti Haradinaj e vuri në dyshim pozitën e Kurtit në burgjet serbe duke thënë se si është e mundur që një i burgosur shqiptar të jep intervistë në burg, kur kjo nuk i ka ndodh askujt as në burgjet e Kosovës, duke e vënë kështu në lidhej gjoja privilegjet që ai ka pasur nga regjimi serb (dikush më herët pati shpifur se zoti Kurti qenka argëtuar me vajzën e ish ministrit serb të policisë Zoran Sokolloviqit, prandaj kai ka pasur trajtim tjetër në burg…)”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Të respektohet e vërtata e faktet, e jo trillimet e shpifjet!

Këto ditë, kur Kosova po kalon nëpër krizën me pandeminë dhe krizën më të thellë politike, rivalët politik nuk po zgjedhin fjalë për ta fyer e degraduar njëri tjetrin, madje duke u shërbyer me trillime e thashetheme, e jo me të vërtetën e me fakte.

Mbrëmë në “Rubikon” të TV “Klan Kosova” (27.05.2020) ish kryeministri Ramush Haradinaj i dha disa vlerësime rreth kryeministrit në detyrë, Albin Kurtin, të cilat nuk qëndrojnë dhe si dëshmitar i asaj kohe nuk mundem të jam indiferent e të mos reagoj (nuk jam mbrojtës i askujt pos i të vërtetës) dhe të prezantojë fakte, të cilat edhe i dinë ata që i kanë dëgjuar (VOA) apo lexuar raportet e mia (Zëri) ga ajo kohë, por edhe të burgosurit e tjerë që atëherë kanë bashkëvuajtur me Albinin në Pozharevc, Qupri, Nish, ku ai e ka vuajtur burgun si njëri nga të burgosurit më të njohur politik në Evropë dhe është torturuar në mënyrë më barbare, se çdo i burgosur tjetër shqiptarë (nga mbi 2000 sa ishin atëherë në burgjet e Serbisë) të cilat regjimi i mbante si pengje lufte. Për këtë e kam shkruar edhe librin “Gjykimet e pengjeve” (2002) dhe serbisht (Montirani procesi protiv kosovskih albanaca) të cilin ia kam dhuruar edhe zotit Haradinaj më 2004, kur është nominuar për postin e kryeministrit.

Zoti Haradinaj e vuri në dyshim pozitën e Kurtit në burgjet serbe duke thënë se si është e mundur që një i burgosur shqiptar të jep intervistë në burg, kur kjo nuk i ka ndodh askujt as në burgjet e Kosovës, duke e vënë kështu në lidhej gjoja privilegjet që ai ka apsur nga regjimi serb (dikush më herët pati shpifur se zoti Kurti qenka argëtuar me vajzën e ish ministrit serb të policisë Zoran Sokolloviqit, prandaj ai ka pasur trajtim tjetër në burg…).

E vëreteta është kjo: Zoti Kurti (i arrestuar nga forcat serbe të sigurimit më 28 prill të vitit 1999), në vjeshtën e vitit 1999, të cilët e kanë përcjellë vizitën e ministrit serb të drejtësisë në burgun e Pozhavercit, Dragoljub Jankoviqit, kur ai e pyet Kurtin për trajtimin që po u bëhen të burgosurve. Për fat të keq atë vizitë nuk e kam përcjellur si gazetarë se isha në Kosovë. Pra është deklaratë (e filmuar) kur janë prononcuar edhe të burgosur të tjerë, por prononcimi i Kurtit ka bërë bujë, veçmas tek gazetarët e huaj, si i burgosur më i njohur politik , madje në Evropë (ish udhëehqës i Unionit të Studentëve të Pristinës dhe ish zëdhënës i përfaqësuesit politik të UÇK, Adem Demaçit).

Albini (u arrestua nga forcat serbe të sigurimit më 28 prill të vitit 1999),në gjykatën e qarkut në Nish,më 13 mars 2000, është dënuar me 15 vjet burg për dy vepra penale – armiqësi dhe terrorizëm, kur edhe deklaroj se nuk e njeh as këtë gjykatë, as shtetin e Serbisë, as të Jugsollavisë, as regjimin e Millosheviqit, por e njeh vetëm gjyiqin e popullit të vet dhe shtetin e Kosovës.

Më 10.11.2000, pas lirimit nga burgu të Flora Brovinës me vendimin për amnisti nga presidenti i atëhershëm i RFJ , Vojisllav Koshtunica, në Serbi fillon grumbullimi i nënshkrimeve për lirimin e Kurtit

Më 26.02.2001. Ligjëdhënësit jugosllav miratuan Ligjin mbi manistinë e përgjithme në vend, që prapë u bë me tryni të madhe nga vende e bota, e që kishte qëllim kryesor aministimin e të burgosurve shqiptarë

Më 18.05.2001, në burgun e Quprisë e zhvillova intervistën me zotin Kurti, me lejën e ministrit serb të drejtësisë Vlladan Batiq, në qeverinë demokratike të Zoran Gjingjiqit, dhe me ndërmjetësimin e mikut tim, nënkryetarit të Qeverisë Zharko Koraq, Intervisat u emetua në “Zërin e Amerikës” të njëjtën ditë, kurse të nesërmën u botua edhe në gazetën “Zëri” të Prishtinës dhe serbisht në gazetën “Danas” të Beogradit. Intervistimi u zhvillua me shumë peripeci që krijonte politici gardian, i cili kërkonte të flasim serbisht por edhe na shkurtojë kohën në 30 minuta. Kuptohet me ndërhyrjen time tek drejtori i burgut, duke iu kërcënuar se do ta telefonojë minisrtin Batiq, intervista që zgjati gati 2 orë dhe u realizuar ashtu siç e kisha planifikuar tonikisht, por jo edhe me kamerë.

Organ qeveritare serbe, për shkak të trysnisë së madhe të opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar, Albinin e liruan më 07 dhjetor 2001. Kurti tërë kohën ka refuzuar lirimin, pa u liruar edhe të gjithë të burgosurit e tjerë. Lirimi i tij ka qenë bukur dramatik në burgun e Nishit, sepse të burgosurit tjerë shqiptarë nuk lejonin që ai të dal nga oborri i burgut pa garanci të përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KKN), meqë frikësoheshin se mund ti ndodh më e keqja, meqë ishin orët e vona të pasditës e kishte rënë edhe terri. Për këtë dramë mund të dëshmojnë të burgosurit Nait Hasani, Islam Thaçi dhe shumë të tjerë, që e kanë hartuar dokumentin e garancisë, dhe pasi e kanë nënkryuar zyrtarët e KKN, ata e kan përcjellur Albinin deri në makinë e KKN. Albini në orët e vona të mbrëmjes është kthyer në Kosovë.

  1. S. Ky shkrim nuk mund të shpërndahet apo publikohet nëpër mediat tjera (portale) pa pëlqimin tim.

Ju faleminderit.

Previous Post

Berisha kërkon që burri i Albulena Haxhiut të ndiqet me ligj: Kërcënoi Gjykatën Kushtetuese

Next Post

Gjonbalaj që premtoi 50 milionë euro investime, lajmërohet më në fund: Kjo është kërkesa e tij

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.