Mbrëmjen e së shtunës, Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj përmes një konference për media ka treguar se tani më janë tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Në media u raportua edhe identiteti i të arrestuarve, mirëpo GazetaDemos ka siguruar reagimin e familjarit të arrestuarve ( emër i njohur për redaksinë ) që është edhe vëllau i dy të arrestuarve, i cili ka thënë se familja e tyre nuk kanë lidhje me këtë rast, ndërsa beson në pafajsinë e tyre.
“Ne emer te familjes tem, ju drejtohem te gjithve se Babai im dhe dy vellezrit e mi jan te pa fajshem, Familja jon nuk ka asni lidhje me vrasjen ne Gllogjan”, ka shkruar familjari i të arrestuarve.
Ai madje ka shkruar se ka edhe prova që dëshmojnë se familjarët e tij nuk kanë lidhje me këtë rast.
“Babai ka dhjetra bashkfshatar, deshmitar qe ka qen me ta kur ka ndodh tragjedia, vellau i vogel *** qe thuhet esht i dyshuar, jan 100 deshmi qe vertetojn prezencen e ti ne vend punim ne gjakov, jan kamerat e vendpunimit qe deshmojn pafajsin”, ka shtuar ai.
Ai u ka reaguar edhe të gjithë atye që u janë gëzuar arrestimit të familjarëve të tij.
“Turp per gjith ata qe ju gezuan kti arrestimi te njerzve te pafajshem, Babo sje dorzu nluft mos u dorzo npaqe krenar me djemt tu tpaster si yje, Vellezerit e mi te dashtun mos e ulni koken per asni sen, se njerzit e flliqt po dojn me na flliq, por skan me ja dal”, ka shkruar tutje familjari i të arrestuarve.
Discussion about this post