• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E shtunë, 2 Korrik, 2022
7 °c
Pristina
10 ° Hën
10 ° Mar
11 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result
Home Lajme

FMN kundërshton tërheqjen e mjeteve, kërkon të mos preket Trusti

by Kosova24
27 Maj, 2022
in Lajme
0
Paratë e trustit nuk mund t’i hiqni menjëherë, ja sa ditë duhet të pritni!
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur kundërshtim të fortë për tërheqjen shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale. Kjo, me vlerësimin se do të përbente goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonte ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme.

“Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, thuhet në një komunikatë të FMN, pas përfundimit të vizitës në Kosovë të misionit të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Aty, përgëzohet qeveria për rritjen e pagës minimale, si edhe për politikat financiare.

“Duke pasur parasysh uljen e madhe të vlerës reale të pagës minimale, stafi u pajtua me propozimin për rritjen e saj për rreth 50 për qind, dhe u pajtua me autoritetet për nevojën e shkëputjes së kësaj rritjeje dhe transfereve të tjera buxhetore me pagën minimale”, vlerëson FMN, që parasheh ngritje të . inflacionit deri në 10 për qind si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Autoritetet janë përgjigjur shpejtë me subvencione për inpute bujqësore, bonuse në paga dhe rritje të përkohshme të pensioneve dhe transfertave sociale. Në të njëjtën kohë, autoritetet janë përmbajtur nga shkurtimet tatimore nga të cilat, në mënyrë joproporcionale, përfitojnë personat në gjendje më të mirë ekonomike dhe janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u rivendosur”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë kundër anulimit të tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike, që u vendosën në muajin shkurt nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Sipas kësaj organizate, rritja e tarifave ishte lëvizje e duhur. FMN’ja vlerëson se anulimi rritjes së tarifës do të çonte në deficit më të madh të llogarisë rrjedhëse dhe do të përbënte barrë serioze për buxhetin.

“Rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin gjithashtu lëvizje të duhura të politikave. Anulimi i rritjes së tarifës do të çonte në deficit më të madh të llogarisë rrjedhëse dhe do të përbënte barrë serioze për buxhetin”, vlerëson FMN.

Komunikata e plotë:

Uashington – 26 maj 2022: Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, përfundoi vizitën e stafit në Kosovë në periudhën 10-13 dhe 20 maj, ku u diskutua mbi zhvillimet, perspektivën dhe politikat e fundit ekonomike.

  1. Di Bella lëshoi deklaratën në vijim në përfundim të vizitës:

“Lufta në Ukrainë paraqet tronditje të rëndë për Kosovën. Përderisa kanalet e drejtpërdrejta tregtare dhe financiare me vendet në konflikt janë të papërfillshme, ndikimi i rritjes së çmimeve ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë në importet e Kosovës mund të jetë deri në 5.5 për qind të BPV-së. Përderisa dinamika nga rimëkëmbja e vitit të kaluar është ende e fortë, tronditja do të ndikojë pashmangshëm në kërkesën dhe aktivitetin ekonomik në vitin 2022. Edhe pse pandemia dhe lufta përbëjnë sfida serioze, ato gjithashtu kanë nxitur interesimin e investitorëve për t’u zhvendosur në Evropë. Mbajtja e politikave të shëndosha makroekonomike dhe stabilitetit financiar, si dhe avancimi me zbatimin e reformave do të jenë thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.”

“Inflacioni më i lartë, i cili si pasojë e rritjes së çmimeve të importit pritet të arrijë në më shumë se 10 për qind në vitin 2022, kërkon mbështetje të targetuar dhe të përkohshme për t’i ndihmuar familjet e cenueshme. Autoritetet janë përgjigjur shpejtë me subvencione për inpute bujqësore, bonuse në paga dhe rritje të përkohshme të pensioneve dhe transfertave sociale. Në të njëjtën kohë, autoritetet janë përmbajtur nga shkurtimet tatimore nga të cilat, në mënyrë joproporcionale, përfitojnë personat në gjendje më të mirë ekonomike dhe janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u rivendosur. Rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin gjithashtu lëvizje të duhura të politikave. Anulimi i rritjes së tarifës do të çonte në deficit më të madh të llogarisë rrjedhëse dhe do të përbënte barrë serioze për buxhetin. Rishikimi i planifikuar i buxhetit për vitin 2022 duhet të përshkruajë se në çfarë mënyre programet mbështetëse janë duke arritur tek më të cenuarit, si dhe në çfarë mënyre është duke u ruajtur funksionimi adekuat i zinxhirit të vlerës së energjisë elektrike karshi subvencioneve aktuale të energjisë elektrike.”

“Duke pasur parasysh uljen e madhe të vlerës reale të pagës minimale, stafi u pajtua me propozimin për rritjen e saj për rreth 50 për qind, dhe u pajtua me autoritetet për nevojën e shkëputjes së kësaj rritjeje dhe transfereve të tjera buxhetore me pagën minimale.

Stafi i FMN-së shprehi kundërshtimin e fortë për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meqë këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme. Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit.” 2

“Sektori bankar deri më tani i ka përballuar mirë tronditjet e fundit, i ndihmuar nga korniza e mirë rregullative. Rritja e fortë kreditore ka mbështetur aktivitetin ekonomik dhe normat e depozitave dhe të kreditimit të brendshëm kanë qenë përgjithësisht të qëndrueshme. Megjithatë, kushtet më të shtrënguara financiare në Evropë mund të përkthehen në norma më të larta të interesit brenda në vend, duke krijuar cenueshmëri për sektorët që kanë shënuar zgjerim të shpejtë, përfshirë ndërtimtarinë. Mbikëqyrja bankare duhet të vazhdojë të monitorojë me kujdes të shtuar cilësinë dhe likuiditetin e aseteve të bankave, duke siguruar që bankat ruajnë rezerva të mjaftueshme kapitali.”

“Një bankë qendrore e pavarur, e përgjegjshme dhe plotësisht funksionale është jetike për stabilitetin e sistemit financiar. Emërimi i dy anëtarëve të rinj të Bordit në dhjetorin e kaluar, duke rivendosur kështu kuorumin në bordin mbikëqyrës pas një viti e gjysmë, ishte hap i mirëpritur. Megjithatë, pozita e lirë e zëvendësguvernatorit duhet të plotësohet urgjentisht në mënyrë që të parandalohet çdo ndikim negativ në kapacitetin e BQK-së për të vepruar ose për të marrë vendime ekzekutive gjatë këtyre kohërave të vështira.” “Dëshirojmë të falënderojmë autoritetet dhe homologët e tjerë për diskutimet dhe angazhimin e shkëlqyer dhe të përzemërt, përfshirë gjatë prezantimit të Perspektivës Ekonomike Rajonale të FMN-së për Evropën, në Prishtinë. E mirëpresim vazhdimin e dialogut në konsultimet të ardhshme në kuadër të Nenit IV për vitin 2022 në tetor.”

Related Posts

Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti
Lajme

Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

2 Korrik, 2022
5 mijë e 895 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Lajme

Shifra alarmante të rasteve të reja me COVID

2 Korrik, 2022
Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje
Lajme

Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje

2 Korrik, 2022
Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën
Lajme

Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën

2 Korrik, 2022
Vdekje e dyshimtë në QKUK, gruaja e raporton në Polici
Lajme

Njëri shqyen veshin, tjetri thyen kafkën, QKUK në alarm nga aksidentet me trotinetë elektrikë

2 Korrik, 2022
Gjakovë: Burri shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç
Lajme

Gjakovë: Burri shkel me veturë në oborr nipin 1-vjeç

2 Korrik, 2022
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

2 Korrik, 2022
5 mijë e 895 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shifra alarmante të rasteve të reja me COVID

2 Korrik, 2022
Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje

Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje

2 Korrik, 2022
Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën

Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën

2 Korrik, 2022

Të Fundit

Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

Osmani zbulon se po shqyrtohet heqja e vizave mes Kosovës dhe këtij shteti

2 Korrik, 2022
5 mijë e 895 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shifra alarmante të rasteve të reja me COVID

2 Korrik, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

istanbul eskort - adana eskort - eskort adana - eskort - adana eskort bayan - mersin eskort - eskort mersin - mersin eskort bayan
Ne përdorim cookies për tu siguruar që ju japim përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të.Në rregull!