Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka larguar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor, Exhevit Zuka.
Numri një i MPB-së ka shfuqizuar vendimin e datës 23 prill të këtij viti, të marrë nga ish-ushtruesi i detyrës i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pas shkarkimit të ish-kryeshefes, Miradije Kelmendi nga kjo pozitë, e caktoi Zukën ushtrues detyra.
Shef i ri i IPK-së mësohet se është emëruar Kushtrim Hoda. /Indeksonline/
Discussion about this post