Njësiti policor gjatë patrullimit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë i cili me veturë përmes rrugëve malore nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.
Gjatë kontrollit është vërejte se në veturë kishte pas tri makina për punimin e pllakave dhe pjesë përcjellëse të tyre vlera e të cilave nuk dihet.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, vetura së bashku me mallrat është dërguar në pikën doganore Dheu i Bardhë për procedura tjera, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Discussion about this post