Partitë opozitare kanë thënë se tashmë Agjencia Anti-Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Lidhur me këtë çështje, analisti Astrit Gashi, ka thënë për VV-në se “s’janë ndryshe” nëse vazhdojnë ta mbrojnë ende Berishajn.
“Nese edhe pas akuzes se Anti Korrupsionit, vazhdojne ta mbrojne me kokefortesine dhe paprekshmerine virtuale qe ta nderton pushteti, atehere fatkeqesisht s’po jane ndryshe- e u votuan per te qene ndryshimi qe na duhej shume”, ka shkruar Gashi.
Vlora Çitaku nga PDK ka thënë se “kallëximi penal është për deklarim të rrejshëm të pasurisë”.
Discussion about this post