Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për shkak se foli në gjuhen serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.
Brezar ka thënë se kryeministri Hoti do të duhej të ishte i përgatitur dhe t’i kundërpërgjigjej Vucicit në gjuhën shqipe nëse ai di shqip.
Sipas tij Hoti nuk është dashur t’ia kthen në gjuhën serbe Vucicit kur e pyet se a di gjuhën serbe, por në gjuhën shqipe si një lider që përfaqëson Kosovën.
Gazetari boshnjak ka shkruar se Vucic ka shprehur mungesë respekti ndaj kryeministrit Hoti në takimin e parë të Brukselit.
“Pa hyrë në analizë më të thellë, mendoj se përdorimi nga Presidenti i Serbisë Vucic i vetës së dytë joformale para asaj formale për të pyetur atë nëse fliste serbisht është mungesë respekti. Kryeministri i Kosovës Hoti duhej të i ishte përgjigjur duke e pyetur nëse Vucic fliste shqip në shqip”, ka thënë në reagimin e tij.
Without getting into a deeper analysis, I think that 🇷🇸 President Vučić using 2nd person informal as opposed to formal to ask him whether he spoke Serbian is disrespectful. 🇽🇰 PM Hoti should have responded by asking if Vučić spoke Albanian – in Albanian. pic.twitter.com/RdxLfZcAzB
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) July 17, 2020
Discussion about this post