Spitalet në Kosovë janë stërmbushur me pacientë të infektuar me koronavirus.
Kjo është konfirmuar edhe nga statistikat e sotme 24-orëshe të bilancit të pacientëve të hospitalizuar, shkruan lajmi.net.
Aktualisht, 608 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet rajonale, teksa 414 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19.
Më së shumti pacientë të hospitalizuar ka në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë, 112 respektivisht 102 të shtrirë. /Lajmi.net/
Discussion about this post