Rastet kur gjërat e vlefshme na humbin nuk janë të rralla dhe jo rrallë herë ndodh të humbet telefoni, portofoli apo edhe çelësat e makinës.
Se njerëzit e mirë ende ekzistojnë tregojnë vet rastet kur lajmërohen qytetarët që tregojnë se kanë gjetur gjësende të huaja.
Një rast i tillë i ka ndodhur sot një qytetari nga fshati Duhël i Suharekës i cili kishte hasur në një portofol me 1080€, shkruan SuharekaOnline.
Bajram Bujari nga Duhla për redaksinë tregon se portofolin e kishte gjetur në Duhël dhe kishte vërejtur se brenda saj ishte shuma e parave prej 1080€ dhe gjithashtu dokumentet personale të pronarit si letërnjoftimi dhe patentshoferi.
Gjithashtu brenda portofolit gjendej dhe një faturë ku ishte edhe numri i pronarit, të cilin e kishte thirrur dhe i ka treguar që portofoli i tij është gjetur dhe mund ta marr tek ai.
Discussion about this post