Në një market në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Daut Hoxha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka treguar për Gazetën Insajderi, se kjo grabitje ka ndodhur nga disa persona të maskuar.
“Ju konfirmoj se rreth ores 21:40, Policia ka pranuar informatën se në Bregun e Diellit ne Prishtinë në një market është kryer një grabitje. Menjëherë njësitet policore kanë dal ne atë lokacion dhe sipas informacioneve fillestare, personat e përfshirë në grabitje dyshohet të kenë qenë të armatosur dhe në kokë kishin të veshur maska”, ka thënë Hoxha për Insajderin.
Tutje, Hoxha ka bërë të ditur se “Policia po ndermerr veprime operacionale dhe hetime intenzive jane ne proces per te sqaruar edhe rrethana tê tjera lidhur me rastin”. /Insajderi.org
Discussion about this post