Për incidentin në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ish-zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi.
Me një diskurs tejet të ashpër karshi dy deputetëve të LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala, Abazi ka thënë se të dy të lartpërmendurit kanë treguar indikacione konstante të “paqëndrueshmërisë psikologjike”.
Madje sipas Abazit, të njëjtat shenja duhet të diagnostifikohen edhe nga mjekët.
“Në mungesë të arenave për shpenzim të energjive( lexo: Karriget) sidomos Shala është bërë shumë i rrezikshëm dhe ka impulse të reagimit që paraqiten zakonisht tek njerëzit me personalitete të dyfishta por që në rastin e tij ka devijime serioze mentale në momente të caktuara sidomos kur paraprakisht ka krijuar bindjen se e ka gabim dhe tregon efekt defansiv/ agresiv i cili manifestohet me nje grumbull sulmesh e artikulime te thata verbale e që lehtë e pa asnjë arësyeje kalon në sulm fizik”, ka shkruar Abazi.
Discussion about this post