Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për darkën e krerëve të partive opozitare me të dërguarin e posaçëm për dialogunm Gabriel Escobar, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë zhvilluar një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.
Discussion about this post