Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se fokusi nuk duhet të jetë te fakti që Thaçi nuk do të jep dorëheqje deri në verifikimin e aktakuzës, por te menaxhimi i situatës që Kosova ta ruajë interesin nacional.
Derisa lideri i AAK-së, konfirmoi edhe lajmin e Indeksonline, ku tha që s’do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi që ky i fundit është duke qëndruar në Kosovë.
Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.
“I paditurin nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj./Indeksonline
Discussion about this post