Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshendetur aksionin e Policisë në arrestimin e të dyshuarve për kryerjen e sulmit në Gllogjan.
Ai ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te scili.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:
Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.
Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.
Discussion about this post