I riu Florim Ahmeti, qytetar i Mitrovicës, dje i ka shpëtuar jetën një personitt. Florimi kishte rastisur një burrë të plagosur me 4 plumba në Vaganicë, të cilin pastaj e kishte marrë dhe e kishte dërguar në spital.
Nga plagët e rënda të të plagosurit, mjekët kanë thënë se vetëm falë djaloshit dhe reagimit të shpejtë i plagosuri ka shpëtuar.
“Nëse ky person do të vonohej vetëm edhe një minutë më shumë, vështirë se do të vinte i gjallë pasi kishte humbur shumë gjak” i ka thënë mjeku personit që e shoqëroi të plagosurin në spitalin e Mitrovicës.
Për plagosjen në Vaganicë është arrestuar një person.
Discussion about this post