Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në një intervistë për mediat kosovare në Washington për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Kryeministri Hoti dukej i lodhur e i skuqur në fytyrë, ndërkohë që deklaroi se nesër do të ishte takimi kryesor në Shtëpinë e Bardhë.
Ai u pyet nëse Kosova do të kërkojë gazsjellësin përmes fondeve të MCC-së.
“Të gjitha fondet e MCC-së (qindra miliona dollarë) do t’i orientojmë kah energjia. Në vitin 2020 nuk ka gatishmëri nga bankat botërore, dhe duhet të riorientohemi kah energjia e ripërtërishme.” – tha z.Hoti, përcjell Periskopi.
Fondet e MCC-së ishin bllokuar për shkak të veprimeve të çuditshme të Qeverisë Kurti – e të cilat nuk ishin parë si të bashkërenduara me politikat amerikane nga vetë ShBA-ja.
Discussion about this post