Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, ka reaguar me ashpërsi të madhe ndaj Shqipërisë pas sukseseve të Kosovës në xhudo.
Hoxha e ka lidhur sërish kryeministrin shqiptar Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.
Ky reagim vjen pasi Kosova arriti t’i fitonte dy medalje të arta olimpike në “Tokyo 2020”, përcjell Periskopi.
Hoxha më tej shton se Shqipëria “ka medaljen e artë në kanabis dhe në refugjatë”.
Statusi i plotë:
Kosova bën politikë dhe sjell Vetëvendosjen në qeveri.
Kosova bën art dhe fiton çmime në kinematografi.
Kosova bën sport dhe fiton medalje olimpike.
Ne me Ramën e Vuçiçit e mbajmë veten për shtetin amë.
E pra, Kosova është zjarri i kombit.
Ps. Harrova për pak se shteti amë ka medaljen e artë në kanabis dhe në refugjatë.
Discussion about this post