Një hajnit të armatosur i është dashur të kthehet nga kishte ardhur.
E gjithë kjo pasi i njëjti u frikësua nga reagimi i menjëhershëm i një konsumatori i cili nuk e lejoi të kryente veprën për të cilën edhe kishte hyrë në market
Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter, shihet hajni që ishte futur në një prej marketeve të Prishtinës, e që ikën nga kishte hyrë në momentin e reagimit nga konsumatori, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet nëse arma të cilën kishte në duar ishte e vërtetë apo vetëm ndonjë lodër, por që i njëjti iku në momentin që konsumatori iu drejtua për ta ndjekur./Indeksonline/
Ne nje supermarket ne Prishtine sonte. pic.twitter.com/ZSTHQPobvI
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) September 1, 2020
Discussion about this post