Është arrestuar një person në Prizren, pasi që i kishte vënë flakën njërës dhomë të shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, i dyshuari është me probleme psikike.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike) i ka vënë flakën një dhome në shtëpinë e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Discussion about this post