Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se është marre për kryeministrin Avdullah Hoti, që të përmend shifra 400 milionësh euro e 1.2 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike, përderisa nuk po e kalon ndryshim-buxhetin në Kuvend, në mënyrë që të mund të realizohet pagesa prej 170 euro për punëtorët, shkruan Gazeta Blic.
“Nëse i kanë pasë votat me e rrëzu, e pastaj me e kriju qeverinë, duhet me i pasë numrat edhe me e kalu buxhetin e me ua pagu punëtorëve 170 euro.
Deri atëherë, Avdullah Hoti është mirë mos me përmend shifra 400 milionë, e aq ma pak 1.2 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike. Thjeshtë, është marre”, ka shkruar Mushkolaj.
Discussion about this post