• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E hënë, 2 Tetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

Infektologu kosovar jep lajmin e keq rreth koronavirusit: Po hyjmë në një fazë të rrezikshme

by Kosova24
1 Shtator, 2020
in Shëndetësi
0
Infektologu kosovar jep lajmin e keq rreth koronavirusit: Po hyjmë në një fazë të rrezikshme
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Infektologu Izet Sadiku ka folur për gjendjen aktuale pandemike me COVID-19, si dhe rrezikshmërinë e rritjes së numrit të rasteve në muajt e ardhshëm.Sadiku tha se në muajin korrik si dhe në pjesën e parë të muajit gusht ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Mirëpo, ai theksoi se në pjesën tjetër të muajit gusht ky numër ka filluar të bie, por siç tha ai ekziston rreziku që në muajt e ardhshëm sërish të ketë rritje të numrit të rasteve në vend.

“Ju e dini që kemi pasur rritje të numrit të rasteve gjatë muajit korrik dhe pjesës së parë të gushtit, si dhe kemi një trend të zvogëlimit të rasteve në dy javët e fundit, raste të reja. Mirëpo, e din të gjithë se po hymë në një periudhë në të cilën jo vetëm ne, por të gjitha vendet evropiane kanë filluar të tregojnë rritje të numrit të rasteve dhe kjo bëhet pasi është fillimi i vitit të ri shkollor. Pastaj po hyjmë në fazën ku mund të ketë dhe viroza tjera sezonale që e rrezikojnë dhe më shumë situatën me COVID-19, prandaj po hyjmë në situatë që mund të rrezikoj apo mund të ndikoj në rritjen e numrit të rasteve me të infektuar me COVID-19”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së numrit të rasteve edhe me fillimin e vitit shkollor dhe atë akademik, pasi siç theksoi Sadiku lëvizja e popullatës është më e madhe.

“Në shtator është fillimi i vitit shkollor, ndërsa në tetor fillimi i vitit akademik është rritja e numrit të studentëve, lëvizja më e madhe e popullsisë, e sigurisht ekziston rreziku për rritje të përhapjes apo rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19”, u shpreh ai.

Infektologu Sadiku ndër të tjera tha se institucionet e vendit duhet të kenë parasysh që të marrin masa si dhe të bëjnë analizimin e situatës pandemike me COVID-19, pasi qëllimi parësor është ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

“Institucionet tona duhet të kenë parasysh marrjen e masave dhe analizimin e mirë të situatës për hapat që do të ndërmarrin, pasi qëllimi parësor i të gjitha veprimeve duhet të jetë ruajtja e shëndetit të popullatës.

Prandaj, e keni parë dhe OBSH e ka pas deklaratën se nëse hymë në një fazë të lirimeve të vazhdueshme e pa përgatitje të mirëfilltë, në këtë rast fillimi i vitit të shkollor pa përgatitje të mirëfilltë, mund të shkaktoj gjendje shumë të rënduar epidemiologjike në atë vend. E njëjta gjë mund të ndodh në Kosovë, nëse ne mund të hyjmë të papërgatitur si duhet me fillim të vitit shkollor mund të rrezikojmë rritjen e rasteve.

Numri i rasteve të reja në botë matet me numrin e kapaciteteve spitalore që i ka një shtet”, tha tutje infektologu Sadiku.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.

Previous Post

Dritan Abazoviq: Ulqinit nuk i nevojitet përmendore e Skënderbeut, nëna dhe babai i tij kanë qenë serbë

Next Post

A do të fillojë mësimi më 14 shtator?

Related Posts

8 të vdekur dhe 345 raste të reja me COVID-19
Lajme

Infektimet me Covid-19 veç po rriten, mbi 2 mijë raste javën që lamë pas

11 Korrik, 2022
Muaji i Ramazanit, për herë të dytë në pandemi
Shëndetësi

Sot nis Ramazani, këto janë efektet pozitive shëndetësore të agjërimit

2 Prill, 2022
Ky është numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës
Shëndetësi

Ky është numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

6 Shkurt, 2022
Mbi 15 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Lajme

Afër 3 mijë raste të reja me COVID u regjistruan në dy javët e para të 2022-tës

15 Janar, 2022
8 të vdekur dhe 345 raste të reja me COVID-19
Lajme

Publikohet raporti i IKSHPK’së, mbi 100 raste të reja me COVID-19

5 Janar, 2022
Vaksinat anti COVID-19 në Kosovë gati në përfundim
Lajme

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

3 Janar, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.