Ish zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunëtorja e afërt e Behgjet Pacollit, Rejhan Vuniqi i është bashkuar Vjosa Osmanit, shkruan Insajderi.
Rejhan Vuniqi më parë kishe ushtruar funksionin e sekretares organizative në Aleancën Kosova e Re, si dhe kishte qenë këshilltare e lartë e Behgjet Pacollit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Vuniqi përmes një shkrimi në llogarinë personale në Facebook.
Postimi i plotë:
Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ne. Por si duket po na del që e filluam prapë me këmbë të majtë. Gërshetimi i tri fatkeqësive që po ndodhin në këtë fillim viti në Kosovë, pandemia, vërshimet e mëdha dhe kaosi politik-zgjedhjet, janë jashtëzakonisht të rënda dhe të papërballueshme për qytetarin e Kosovës. Karshi një qeverie të dobët në ikje, karshi një infrastrukture të dobët të shëndetësisë, tani edhe me rrezikun nga mutacioni i ri i virusit, si dhe karshi një fatkeqësie natyrore, çdo ditë e jona, e qytetarit të Kosovës, po del të jetë betejë e re për mbijetesë. Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet. Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë! Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN!T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrur të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vet ata që i kanë votuar deri më tani.
Discussion about this post