Sot Qeveria ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku ndër të tjera është bërë e ditur se qytetarëve të Kosovës do tu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.
E pas këtij vendimi ka ardhur lajmi i fundit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Nga ky institucion kanë bërë të ditur se pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, do të njoftojnë për mënyrën e aplikimit në tërheqjen e 10 përqindve të Trustit.
“Kontribuues të nderuar, Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale. Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit” thuhet në njoftimin e Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Discussion about this post