|Vendimi për masën e përkohshme në Ligjin e Pagave është i vlefshëm deri me datë 30 qershor.
Pra kanë mbetur edhe një javë para se mijëra punëtorë në sektorin publik do të marrin përgjigje për fatin e pagave të tyre në shumë sektore shtetërore.
Gjykata kishte vendosur njëzëri vazhdimin e masës së përkohshme në rastin KO219/19 të parashtrauar nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
Punëtorët shëndetësorë mund të jenë përfituesit më të mëdhenj nga ky ligj ngase do të kishte rritje të madhe pagash për të gjitha kategoritë në shëndetësi.
Punëtorët e Arsimit, Policët, zjarrfikësit, stafi civil dhe shumë kategori të tjera do të përfitonin nga ky ligj.
Ditë më parë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të nis zbatimi i Ligjit për Paga, i cili është pezulluar nga Kushtetuesja.
Haradinaj tha se që të përmirësohen kushtet e përgjithshme të mjekëve, duhet filluar së zbatuar Ligji për Paga, ligj i cili po trajtohet ende nga Gjykata Kushtetuese.
“Mendoj se është tepër me rëndësi me fillu zbatimi i Ligjit të Pagave. Ai ligj mund të amandamentohet në të ardhmen, por duhet të fillojë së zbatuari që tani”, theksoi Haradinaj.
Në fillim të prillit, Gjykata Kushtetuese e pezulloi Ligjin për Paga edhe për tre muaj.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e masës së pezullimit të ligjit për paga edhe për 3 muaj ka shkaktuar pakënaqësi tek dy organizatat më të mëdha sindikale, asaj të arsimit dhe të shëndetësisë./FaktePlus/
Discussion about this post