Dikush e ka kërcënuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Twitter
Një kërcënim është raportuar në raportin 24-orësh të policisë.
Burime të Gazetës Express kanë treguar se cak i këtij kërcënimi ka qenë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Por siç merr vesh Express, rastin në polici nuk e ka paraqitur vetë Osmani, por dikush nga stafi i saj.
“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Discussion about this post