Të nderuar qytetarë dhe njerëz të vullnetit të mirë, të cilëve asnjëherë nuk iu ka munguar solidariteti në vepër. Ju njoftojmë se i riu, Hilmi Maralushaj, 18 vjeç nga Prizreni, ka nevojë për ndihmen e të gjithë neve. Hilmiu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe aktualisht është i shtrirë në një spital në Turqi (Diagnoza: TUMOR LIMFATIK) . Ai ka nevojë për trajtim të mëtejmë në spitale jashtë vendit. dhe shuma e të hollave e cila kërkohet, është e papërballueshme për familjen.
Se sa humanitar dhe bëmirës jemi ne si popull, këtë e kemi dëshmuar shumë herë edhe në të kaluaren, dhe familja e tij iu është shumë mirënjohëse, për secilën ndihmë që mund të ofroni, pasi për HILMIUN, një gjë e tillë është jetike , sepse ai po lufton për jetë !
Për shërimin e Hilmiut, ju mund të kontribuoni duke dërguar SMS në numrin 55552 ne vala , për t’a ndihmuar atë. Vlera e një SMS-je është 1euro. Të gjitha të hollat e mbledhura destinohen për të ndihmuar Hilmiun./tvprizreni.info/
Discussion about this post