Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se situata meteorologjike të mbetet stabile edhe gjatë ditës së mërkurë.
Kurse, vranësira të pakta parashihen kryesisht për gjatë relievit malor, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara, shkruan Gazeta Evropa.
“Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshoj, e pasuar me kushte për reshje shiu. Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij instituti, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira”, thuhet në këtë njoftim.
Discussion about this post