|Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Evropa.
“Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në këtë njoftim.
Poashtu, sipas këtij instituti, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.
Discussion about this post