Një vaksinë kundër koronavirusit, e cila po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit, duket se mund të përdoret për përdorim dhe ta nxisë sistemin imunitar të njeriut për të reaguar, shkruan “BBC”.
Në rezultatet e testit ku ishin të përfshirë 1,077 persona është dëshmuar se vaksina po nxitë prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut, të cilat mund ta luftojnë virusin.
Këto rezultate janë shumë premtuese, por ende është shumë herët për t’u ditur nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, prandaj disa testime më të mëdha janë në proces e sipër, raporton “BBC”.
Britania e Madhe tashmë i ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.
Vaksina ChAdOx1 nCoV-19 është duke u zhvilluar me një shpejtësi të madhe. Ajo përbëhet nga një virus i modifikuar gjenetikisht që e shkakton të ftohurën e zakonshme.
Discussion about this post