Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbyllje të gastronomisë nga ora 21:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit si dhe përgjysmimi i udhëtarëve në transportin urban, po konsiderohen si fatale për ekonominë kosovare.
Eksperti i ekonomisë, dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, duke folur për lajmi.net për masat e reja ka thënë se mbyllja do të jetë vërtete fatale për ekonomin e Kosovës.
Ai ka thënë se duhet bërë më tepër që ekonomia dhe ardhmëria ekonomike të ketë kontiunitet dhe jo bashkë me koronavirusin të varroset Kosova edhe ekonomikisht.
“I dëgjova me vëmendje masat e prezantuar nga kryeministri Hoti, por definitivështë duhet të kuptohet që mbyllja e ekonomisë nuk është zgjidhje. Ne kemi pësuar bukur shumë nga mbyllja e ekonomisë në muajin mars, prill maj edhe qershor dhe nëse do të vazhdohet kështu vërtetë situate do të jetë edhe më e tensionuar sidomos në aspektin social. Prandaj, duhet të përcaktohen kriteret, duhet të vetëdijesohen qytetarët duhet të ketë kontrolle dhe kuptohet që frymëmarrja ekonomike shumë është e nevojshme. Në këtë drejtim besoj që duhet të bëjmë më tepër që ekonomia dhe ardhmëria ekonomike të ketë kontiunitet dhe jo bashkë me virusin dhe bashkë me këto momente të vështira të varroset Kosova edhe ekonomikisht”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova është në pikën më kritike sa i përket buxhetit, derisa ka kërkuar kujdes për shëndetin, por jo mbyllje të ekonomisë.
“Ju e dini që vendet e rajonit kanë marr masa për të mbështetur sektorin privat për të mbështet ekonomit të tyre, Kosova nuk e ka ketë potencial. Sot jena në pikën me kritikë sa i përket buxhetit dhe ndoshta jemi shteti i vetëm në Evropë dhe në botë që nuk mundur t’i përmbush premtimet e pakos së parë emergjente. Prandaj mbyllja do të jetë vërtete fatale. Mbi të gjitha kujdes për shëndetin, disiplinë, por jo mbyllje të ekonomisë”, ka thënë Gërxhaliu.
Ndërsa, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugorë, njëherësh kryesues i Kuvendit të Odes Ekonomike të Kosovës, ka thënë për lajmi.net se Qeveria e Kosovës karshi këtij vendimi është dasht të marr edhe një vendimin tjetër për subvencionim urgjent të transportit ndërurban dhe transportit urbanoperiferike.
“50 përqindëshi i shfrytëzimit të kapacitetit të autobusit tashmë me këtë vendim, ndërsa ne po e shohim ka të bëjë më transportin publikë në rrjetin ndërurban dhe në rrjetin urbano-periferik. Atëherë qeveria karshi këtij vendimi duhet të marr edhe vendimin tjetër për subvencionim urgjent të transportit ndërurban dhe transportit urbanoperiferike, sepse është e pamundur të funksionojnë linjat qofshin urbane qofshin ndërurbane. Nëse merret një vendim për të kufizuar shfrytëzimin e kapacitetit të autobusit paralelisht me këtë vendim duhet të merret edhe vendimi tjetër për mbështetje financiare për të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se nëse vazhdohet kështu rreth 10 mijë të punësuar shpejt do të jenë barrë e qeverisë.
“Të kemi parasysh që këtu po flasim për 10 mijë të punësuar të cilët nëse kjo situatat vazhdon shumë shpejt këta do të jetën barrë e qeverisë. me automatizëm do të rritët pakënaqësia, e kur te rritet pakënaqësia njerëzit kanë me kërku alternativa tjera përmes formave të ndryshme të organizimit, coftë edhe protesta, prandaj është mese e nevojshme që të ndihmohet transporti rrugorë, duhet të mbështetën bizneset”, ka thënë Kurtishaj.
Lajmi.net ka provuar të marr edhe një qëndrim nga kreu i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Por gjatë ditës kjo shoqatë përmes një reagimi për media thuhet se e kuptojnë se lojë me jetë njerëzish s’ka, por që duhet të lejohet as dallime të bëhet në mënyrat si ka qenë deri tani.
“Shtrohet pyetja se a është përhap virusi deri sot në lokalet që janë hapur pas lirimit masave a ka dëshmi, pastaj jemi dëshmitarë të asaj që masat e marra deri me sot janë antinjerëzorë dhe antikushtetuese.. Nëse propozohet për masa shtesë apo hapa te tillë atëherë ndoshta kishte me qenë e rrugës që çdo shërbim në vend të mbyllet për një kohë të caktuar të merren masa shtesë për kujdes dhe ruajte nga virusi pastaj do duhej të mbyllen të gjitha me përjashtim të atyre esenciale të shqyrtohet edhe liria e lëvizjes si masë për parandalim të pandemisë”, thuhet në reagim.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka prezantuar sot masat e reja kundër përhapjes së Covid-19.
Ndër masat ka qenë që gastronomia të mbyllet nga ora 21:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaëay’. Si dhe është paralajmëruar se do të këtë përgjysmim të udhëtarëve në transportin urban
Po ashtu është marrë vendim për kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Vushtrrisë dhe Ferizajt. /Lajmi.net/
Discussion about this post