• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 3 Dhjetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

Koronavirusi po bën kërdi në këtë qytet të Serbisë

by Kosova24
11 Korrik, 2020
in Bota, Lajme
0
Koronavirusi po bën kërdi në këtë qytet të Serbisë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Dhjetë persona kanë vdekur në Novi Pazar të Serbisë gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe së premtes, për shkak të koronavirusit.

Kështu tha për TV Prva, Mirsad Gjerllek, koordinator në spitalin e Novi Pazarit.

Ai tha se viktimat janë mbi moshën 75-vjeçare, por theksoi se situata me koronavirus në këtë qytet të Serbisë është duke u stabilizuar.

Sipas Gjerllekut, mbi 80 persona janë shëruar nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Ai tha se 290 pacientë janë të shtrirë aktualisht në spital.

Ky numër i hospitalizimeve është më i vogël, krahasur me një ditë më parë, kur ishin të shtrirë 370 pacientë.

Novi Pazari është ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në Serbi.

Gjerllek, që ka marrë udhëheqjen e spitalit të qytetit më 1 korrik, ka deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se Novi Pazari – që ndodhet 260 kilometra larg Beogradit – tani po e paguan çmimin e papërgjegjësisë dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse nga qytetarët.

“Ne duhet t’iu përmbahemi rekomandimeve epidemiologjike dhe së pari të mbrojmë të dashurit tanë dhe njerëzit përreth nesh, sepse koronavirusi tregoi se në 24 orë mund të humbasim dikë me të cilin kemi pirë kafe deri dje dhe që ishte plotësisht i shëndetshëm”, tha Gjerllek, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat, pasi, sipas tij, kriza me koronavirusin nuk do të kalojë brenda disa javësh.

Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar është shndërruar në një institucion rajonal shëndetësor për pacientët me COVID-19 edhe nga qytetet përreth.

Gjendja e jashtëzakonshme në Novi Pazar është shpallur më 29 qershor.

Sipas të dhënave të Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë, Novi Pazari dhe Tutini ishin deri në fund të qershorit, pas Beogradit, në mesin e komunave me rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Pas ankesave nga qytetarët dhe raporteve nga mediat për situatën e vështirë në spitalin e Novi Pazarit, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, e kanë vizituar këtë institucion shëndetësor më 30 qershor.

Me atë rast, një pjesë e mjekëve dhe stafit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar ua kanë kthyer shpinën në shenjë proteste, ndërsa qytetarët e mbledhur u kanë fishkëllyer.

Serbia, deri më tani, ka regjistruar 17,342 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 352 kanë vdekur.

Që prej paraqitjes së rasteve të para në mars e deri më sot, Serbia ka kryer 471,700 teste për koronavirus.

Previous Post

Çmimi i cigareve rritet për 10 cent

Next Post

Nëse një mizë ndalon mbi ushqimin tuaj, mos e hani- mban deri në 60 sëmundje!

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.