• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 5 Dhjetor, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova 24 SH.P.K.
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova 24 SH.P.K.
No Result
View All Result

Kosovarët kanë 4.75 miliardë euro në banka

by Kosova24
30 Prill, 2022
in Lajme
0
Ky është propozimi i PDK-së për ata që kanë deri në 10 mijë euro kursime në Trust
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Qytetarët e vendit pavarësisht të prekur nga pandemia dhe ngritja e çmimeve në çdo sektorë, po tregohen edhe kursimtarë. Vlera e kursimeve të tyre, vetëm deri në muajin mars të këtij viti, arriti vlerë rekorde 4.75 miliardë euro. Kurse fitimi i madh i bankave komerciale në Kosovë ka arritur brenda vitit 2021 mbi 100 milionë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se vetëm gjatë vitit 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, e që sipas tij, kjo tregon edhe për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës nga sektori bankar.

E në anën tjetër kryetari Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK) Skënder Krasniqi ka kritikuar drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës se ky institucion financiar në dy vitet e fundit nuk ka mbështetur bizneset në pandemi e as tani në këtë kohë krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Kryetari Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të marrin masa ndaj Bankës Qendrore, pasi që sipas tij, BQK nuk po i mbështet bizneset e as qytetarët në këtë kohë krize.

Sipas BQK-së, deri në muajin mars 2022, vlera totale e kredive arriti në shumën prej 3.93 miliardë euro, ndërsa për depozita 4.75 miliardë.

“Vetëm gjatë vitit 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja dhe kjo tregon për mbështetjen që e ka dhënë sektori bankar për ekonominë e vendit. Prandaj, prioritet i yni mbetet që bankat të vazhdojnë të ruajnë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, andaj rreziku kreditor vazhdon të jetë në fokusin e Bankës Qendrore edhe gjatë vitit 2022, sidomos duke u përqendruar vlerësimin e praktikave të menaxhimit të rrezikut kreditor”, deklaroi Mehmeti.

Profesoresha universitare, Albulenë Kastrati, tregon arsyet e rritjes së depozitave në 7.3 përqind. Ajo thotë se rritje vjetore e depozitave është për shkak të hapjes së ekonomisë pas pandemisë dhe rritjes së e remitancave në vitin 2021 në 1.15 miliardë euro.

“Me mandat ligjor bankat janë të vetmet institucione financiare që kanë të drejtë të pranojnë depozita të qytetarëve. Andaj cila do qoftë shuma e depozitave që qarkullon në ekonominë e Kosovës patjetër që do të kalojë përmes bankave. Arsyet e rritjes së depozitave në 7.3 përqind rritje vjetore pika e parë është hapja e ekonomisë, rikthimi në punë i njerëzve, rritja e të ardhurave, por një rol të rëndësishëm natyrisht ka luajtur edhe rritja e remitancave në vitin 2021 në 1.15 miliardë. Niveli më i lartë historik i remitancave. Pjesërisht mund të ketë luajtur rol edhe rritja e investimeve të huaja direkt”, tha ajo.

Profesoresha Kastrati ka folur edhe për fitimin e bankave komerciale dhe arsyet e realizimit të fitimeve kaq të mëdha.

“Fitimi i lartë i bankave në Kosovë ka të bëjë me nivelin relativisht të lartë të normave të interesit në kredi, megjithëse ky trend në këto dhjetë vitet e fundit është e përgjysmuar, në anën tjetër bankat e kanë zëvendësuar rënien e normave të interesit në kredi përmes rritjes së provizioneve apo tarifave në transfere, në pagesa dhe për çfarë do lloj shërbimi tjetër depozitar për shkak se këto janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Pastaj është edhe meritë e bankave komerciale që menaxhojnë mirë me rreziqe bankare, kanë qasje konzervative, u lëshojnë kredi vetëm kredi marrësve të mirë që quhen kështu në kulturën financiare. Arsye tjetër pse bankat realizojnë fitime të mira është për shkak se kultura kredi marrëse në Kosovë është e mirë, madje më e mira në rajon, për shkak se qytetarët tanë në masë të madhe i kthejnë kreditë me rregull”, thotë ajo.

Sipas Kastratit edhe kreditë janë rritur me një trend të përshpejtuar, rritja vjetore e stokut të kredive është 18 përqind, që është rritja më e shpejtë që është regjistruar ndonjëherë në sektorin bankar në Kosovë. /KP

Previous Post

Azemi: Mbi 70 përqind e punëtorëve të sektorit privat duan të ikin nga Kosova

Next Post

“Fantazma e Kievit” është vrarë – kush fshihej pas helmetës së pilotit që rrëzoi aeroplanët rusë?

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova 24 SH.P.K.

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Kosova 24 SH.P.K.
Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.