Një qytetar i ka befasuar mërgimtarët në Zvicër, pasi që ai ka shkuar atje nga Kosova me veturën e tij Golf 4, shkruan Gazeta Metro.
Këtë vit mërgimtarët janë të paktë në numër që po vijnë në Kosovë, nga shtetet perëndimore. Pandemia koronavirus ka bërë që ata të mos vijnë, pasi që po detyrohen të karantinohen dy javë, pas kthimit nga pushimet në Kosovë.
E pasi që mërgimtarët nuk po vijnë, një qytetar nga Kosova i ka befasuar ata duke shkuar në Zvicër me veturën etij Golf 4.
Një mërgimtarë i cili e ka parë rrugëve të Zvicrës kosovarin me tabela KS, ka publikuar një video në grupin ‘Marakli t’kerreve’.
Video besohet se është bërë në kantonin e Zurichit.
Raste si kjo janë të pakta, pasi që mungesa e vizave ka bërë që kosovarët të mos mund të shkojnë lirshëm në shtetet perëndimore.
Ndërsa e bukura e rastit të djeshëm, ishte se kosovari ka shkuar me veturë Golf 4, veturë jo fort komode për rrugë të largëta pasi që edhe është e vjetër si model. /gazetametro.net
Discussion about this post