Kryeinfermierja e Pulmologjisë, Arta Sejdiu i ka kërkuar falje deputetes Eliza Hoxha lidhur me një shkrim ku e kritikonte për daljen ani pse është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.
Sidoqoftë, Sejdiu ka thënë se për këtë postim të saj ka marrë shumë ofendime nga disa persona, për të cilët thotë se nuk i vije keq.
“Nje infermiere eshte denuar 1000 euro, dhe si komunitet kemi qene te irituar!
Une jo vetem Elizes, por te gjithe te prekurve ju uroj sherim sa me te shpejte, dhe i lus qe te izolohen. Edhe nese kane nevoje per ndihme, le t’i shfrytezojne autoambulancat!
E falenderoj per raport, dhe siq kam kerkuar te na e mbylle gojen, ashtu beri!
Andaj, i kerkoj falje per shqetesimin, po vazhdoj te ndihem keq por vetem per Elizen, jo per ata qe me kane ofenduar! E ajo nese eshte ndier e lumtur qe me ofenduan, pa qene e ofenduar nga une, atehere le te mbetet ne ndergjegjen e saj!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Une me mengjes postova ne lidhje me daljen e Eliza Hoxhes ne qytet! Nuk shkoj as 5 minuta, nje mik i perbashlet me tregoj qe nuk e ka gjendjen e mire shendetesore, dhe menjehere e fshiva. Nuk mu duk etike qe te merrem me dike qe ka telashe shendetesore!
Mirepo mediat, te cilet i kam lutur t’a fshijne postimin, e kishin marre dhe plasu sikur lajm!
Kush me njeh, me njeh mire. Nuk jam joprofesioniste, mundohem te jap maksimumin per punen qe e bej! Une e kam pasur vetem nje qellim! Te trajtohemi te gjithe njejte.
Nje infermiere eshte denuar 1000 euro, dhe si komunitet kemi qene te irituar!
Une jo vetem Elizes, por te gjithe te prekurve ju uroj sherim sa me te shpejte, dhe i lus qe te izolohen. Edhe nese kane nevoje per ndihme, le t’i shfrytezojne autoambulancat!
E falenderoj per raport, dhe siq kam kerkuar te na e mbylle gojen, ashtu beri!
Andaj, i kerkoj falje per shqetesimin, po vazhdoj te ndihem keq por vetem per Elizen, jo per ata qe me kane ofenduar! E ajo nese eshte ndier e lumtur qe me ofenduan, pa qene e ofenduar nga une, atehere le te mbetet ne ndergjegjen e saj!
Une kurre nuk kisha lejuar t’a ofendoje dikush publikisht!
Dhashte Zoti te mos te takohemi asnjehere ne Pulmologji me asnjerin nga Ju, po nese doni t’a vertetoni se a jam egersire, shizofrene, paetike, aty do t’a vertetoni qe nuk eshte siq me vleresoni!./gazetametro.net
Discussion about this post