Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pyetur se a do të bëhet Partia Demokratike e Kosovës pjesë e qeverisë nëse presidentit, Hashim Thaçi, i vërtetohet aktakuza dhe duhet të shkojë në Hagë.
Hoti ka deklaruar se nuk u përgjigjet asnjëherë pyetjeve që kanë një “nëse” brenda, sepse është hipotetike pastaj.“Ju e dini qasjen time se si i trajtoj këto gjëra. Nuk përgjigjem në pyetje hipotetike”, deklaroi Hoti, derisa ishte në konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës.
Hoti shtoi se “qeveria është stabile” dhe se për momentin “Presidenti është me mandat të plotë”.Por, megjithatë Hoti nuk e ka mohuar kategorikisht se në të ardhmen mund të ketë ndryshime brenda përbërjes së qeverisë.Gjithsesi, ia ka lënë kohës.
“Nëse krijohen rrethana të reja, shohim dhe gjejmë zgjidhje”
Discussion about this post