• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E premte, 24 Mars, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Kryeministri Kurti tha se rryma në Kosovë kushton lirë, në vitin 2015 protestonte kundër çmimeve

by Kosova24
13 Dhjetor, 2021
in Lajme
0
Kryeministri Kurti tha se rryma në Kosovë kushton lirë, në vitin 2015 protestonte kundër çmimeve
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend se qytetarët po shpenzojnë shumë energji elektrike, edhe për shkak se ajo u kushton lirë. Në opozitë, partia e tij thoshte se duhej të mbrohej interesi i qytetarëve e të mos rriten çmimet e rrymës, e madje edhe protestonte në rrugë për këtë çështje, raporton Gazeta Express.

Kryeminsitri Kurti nuk foli sot në Kuvend si socialdemokrati i opozitës dikur, që ishte gjithmonë kundër shtrejtimit të rrymë dhe gjithmonë kundër shpërndarësit privat të rrymës.

Duke njoftuar se “kriza energjetike po na troket në derë”, Kurti tha se Kosova po blen shtrenjtë rrymë dhe po ua shet atë shumë lirë qytetarëve.

“Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, përderisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 centë për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.

Ai tha se “konsumi është i kollajshëm”, me një theks kritike për qytetarët që tha se po shpenzojnë shumë energji elektrike.

“Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha kryeministri.

Në prill të vitit 2015, LVV-ja, AAK-ja e Nisma kishte thirrur një protestë në qendër të Prishtinës për ta kundërshtuar, mes tjerash, edhe çmimin e lartë të rrymës.

Mungesa e konsensusit për ta futur në rend të ditës atëherë një peticion të nënshkruar nga 35 mijë qytetarë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e kishte bërë LVV-në, AAK-në e Nismën që të lëshonin mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Glauk Konjufca, atëherë deputet, kishte thënë se mospërfillja e peticionit të qytetarëve shpërfaqte mungesën e kujdesit ndaj mirëqenies dhe standardit të popullatës.

“Ajo e prek qytetarin e varfër të Kosovës i cili po përballet dita ditës me problemet më ekzistenciale të mundshme. Tash përveç halleve të shumta që i kemi, përveç ikjes masive të qytetarëve, përveç shtrenjtimit të mallrave të ndryshme, po duan t’ia shtojnë edhe një hall më shumë qytetarit të Kosovës e ky është shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike”, kishte thëmë më 14 prill 2015, tani kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Për këtë çështje, rreth shtatë vjet më parë, LVV-ja akuzonte Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, KEDS-in e KESCO-n.

“Nga Tryeza me temë “Çmimi i energjisë – problemet dhe parregullsitë – masat që duhen marrë”, nga e cila u nxorr përfundimi që Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESKO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”, shkruhej në një postim të LVV-së.

Në fillim të këtij muaji, kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), nuk e ka përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’u përballur me krizën.

Mundësitë financiare, KEDS-i thotë se janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta për importimin e energjisë elektrike.

“Në këtë situatë të rëndë energjetike, KEDS dhe KESCO, ashtu sikurse edhe kompanitë e sektorit të energjisë së shteteve evropiane, kërkojnë ndihmën e të gjithë akterëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante, në mënyrë që këtë rrugë të rënduar mos ta bëjnë të vetme dhe që kjo situatë të afektojë sa më pak që është e mundur konsumatorët në këtë kohë, por edhe në të ardhmen”, thuhej në komunikatën e KEDS-it.

Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), disa ditë u ka dërguar mesazhe qytetarëve, duke i apeluar ta kursejnë energjinë elektrike.

Previous Post

Ligji i ri i pagave: Kaq do të jetë paga e policit, mjekut, mësimdhënësit dhe zjarrëfikësit

Next Post

Shqetësuese: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur

Related Posts

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator
Lajme

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë
Lajme

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan
Lajme

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje
Lajme

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022
E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë
Lajme

E dhimbshme: Ky është 28 vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ra nga kati i gjashtë

22 Gusht, 2022
Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
Lajme

Zhduket 13-vjeçarja nga Gjilani, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

22 Gusht, 2022

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

Albin Kurti i befason të gjithë me këtë deklaratë për Anton Qunin: Ja çfarë thotë për ish-komandantin e Koshares

25 Maj, 2020
Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

Shqetësuese: Një e mitur lind fëmijë në QKUK, e njofton Policinë se babai i foshnjës është nga Ferizaj

19 Maj, 2022
Qeveria jep 6 milionë për kafenetë, 50% të pagës së punëtorëve dhe qirasë

Qeveria dyfishon ndihmat për skemat sociale dhe 100 euro shtesë për pensionistët

1 Qershor, 2022
Besim Dina në zi, i vdes vëllai

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

19 Nëntor, 2020
Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

0
Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

Hashim Thaçi në gjendje të rëndë psikologjike, mund të bëjë vetëvrasje apo të përfundojë në psikiatri

0
I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

I dashuri turk ia puth dorën, Genta “shkrihet” e tëra për të

0
Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

Milazim Krasniqi: VV-ja parapaguan njerëz për të sharë në rrjete sociale

0
Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022
Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

Haradinaj flet për darkën me Esobar, tregon çka diskutuan

24 Gusht, 2022
Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

23 Gusht, 2022

Të Fundit

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

27 Gusht, 2022
E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Info
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.