Ish-Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash nënkryetare e PDK’së, ka folur për mundësinë e rikthimit të kësaj partie në pushtet.
Ajo është shprehur optimiste për kthimin e kësaj partie në pushtet.
“Tash kemi mësu nga gabimet dhe besoj që do ta kemi një ofertë atraktive në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Çitaku për Prive.
E pyetur se çka e çoi Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë, Çitaku ka thënë se gabimet.
“Mes tjerash, edhe gabimet. Mirtëpo, kohëzgjatja në pushtet, mendoj që në demokraci është cikël normal”, ka deklaruar ajo.