Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Dr.Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës. Ai nga ky vend u tha gazetarëve se sot është përvjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe bombardimeve të NATO-s.
“Pas homazheve në Prekaz dhe Gllogjan, ne po bëjmë homazhe edhe këtu të varri i Presidentit Rugova. Ai ishte presidenti i parë i Kosovës dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë gjithë viteve të ‘60 për ndërkombëtarizimin e Kosovës i cili ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri tha se bashkë me ministrat dhe zv/kryeministrat e tij respektojnë kontributin e të gjithëve dhe të sigurt ecim përpara për atë që na kanë votuar qytetarët.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Kurti tha se dy hapa tejet të rëndësishëm tanimë janë përmbyllur. Hapi i parë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit dhe hapi i dytë votimi i qeverisë ndërsa ka mbetur edhe hapi i tretë të cilin Kurti thotë se do të realizohet shpejt.
“Posa do të bëhet zëvendësimi i deputetëve, do të mund ta thërrasim seancën e radhës për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kurti./IndeksOnline/
Discussion about this post